AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 11:52

Shifër e frikshme, shkon mbi një mijë numri i rasteve aktive me koronavirus

Shifër e frikshme, shkon mbi një mijë numri i rasteve aktive me


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 69 raste të reja dhe tre humbje jete.

Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,535 ndërsa ai i vīktimave në 62.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime ndërsa aktualisht po marrin ndihmë mjekësore 79 pacientë, shtatë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa tre janë të intubuar.

Sa i përket rasteve aktive, nga 2,535 të infektuar, rezulton se ende të sëmurë me Covid-19 janë 1,014 qytetarë. Nga shifrat duket se kemi një shtim të rasteve aktive pasi ditën e djeshme numëroheshin 970 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370

Durrës 212

Shkodër 156

Vlorë 106

Fier 49

Lezhë 43

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 6.