TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
BE ka publikuar listën me 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar që të hyjnë në territorin e saj që nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.
Mediat e huaja shkruajnë se Brazili, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar.
Lista e plotë e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë është si më poshtë: Algjeri; Australi; Kanada; Gjeorgji; Japoni; Mali i Zi; Marok; Zelanda e Re; Ruanda; Serbia; Koreja e jugut; Tajlandë; Tunizia; Uruguai.
Ndërkohë që nuk ka lajme të mira as për shqiptarët e Kosovës dhe as për ata të Shqipërisë, të cilët nuk do të lejohen të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së.
Në mesin e Korrikut pritet që të ketë sërish një diskutim për këtë çështje, nëse hapja do të lejohet dhe për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën, të cilët kanë mbetur jashtë për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive me Covid 19.