AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 11:21

Dy të infektuar me koronavirus në Fier, zbulohet një vatër e re

Dy të infektuar me koronavirus në Fier, zbulohet një vatër e


Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Fier. Bëhet fjalë për një vatër të re në Patos, një grua 50-vjeçare.

Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin, raporton Abc News.

Ndërsa rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve.

Po ashtu se me Covid-19 është konfirmuar edhe një edukatore e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë. Pozitiv për virusin ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj.

Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.