AKTUALITET, 29 October 2026, 13:37

Sherri Çuçi-Gogu për Veliajn, Balla: Janë tematika në mbledhje të mbyllur, jo për publikun! Rasti nuk ka lidhje me ministrin e Drejtësisë! Transferimi do të verifikohet

Sherri Çuçi-Gogu për Veliajn, Balla: Janë tematika

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla foli me gazetarët pas mbarimit të seancës plenare.

Balla u shpreh se pavarësisht kaosit opozitar në seancë, agjenda europiane do vijojë, ashtu si sot me kalimin e seancës direkt në votim.

“Përtej dhunës zhurmës agjenda europiane nuk ndërpritet. Sot momenti i rëndësishëm se në pikën e parë u miratuar dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Shqiptarët morën lajmin e parë se kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro. Buxhet me karakter social. Edhe paketa fiskale që ul tvsh e ushqimeve bazë.

Ulja nga 20% në 6% është diçka që dikush do thoshte nuk e kemi bërë më parë. Nuk kanë qenë kushtet, sot po e bëjmë. Biem dakord se edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim për të votuar këto çështje, dyfishimin rritjes së pensionit siç kemi premtuar vitin e kaluar. Grupi i PS përbëhet nga 82 anëtarë dhe 82 e grupit PS janë gjithmonë aty për të votuar dhe për të mbështetur këto reforma”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist.

I pyetur për ardhjen në seancë të Belinda Ballukut që nuk paraqitet normalisht në seanca, por vetëm kur duhet për votim shumica absolute Balla tha:

Në mes të ditës në orën e përcaktuar gjithmonë aty. Më lejoni të them që sa i përket prezencës në zonën zgjedhore është ndër më të mirat e PS. Nesër ora 17:00 prania besnike në Fier aty do e shikosh.

Sa i përket transferimit ende të pasqaruar të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit dhe përplasjes në mbledhjen e grupit të PS mes Bledi Çuçit dhe ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, Balla tha se mbledhjet e grupit janë të mbyllura dhe jo për publikun.

“Në çdo mbledhje të grupit parlamentar çdo deputet kërkohet prej meje të ngrejë tematika të caktuara. Janë tematika në mbledhje të mbyllur grupi dhe nuk janë për publikun.

E para që lidhur me këtë çështje, jo për shokun tim Erion Veliaj apo për këdo tjetër e kam thënë edhe për persona të tjerë. Kushdo që më ka dërguar një ankesë lidhur me një çështje të trajtimit, nuk e fsheh. Edhe nga ish presidenti Ilir Meta në rrugë komunikimi kam marrë ankesa për trajtimin dhe padyshim që ia kam kaluar ministrave të drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu.

Kam besim që edhe çështja në fjalë do verifikohet. Jo vetëm nga avokati i Popullit, ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm. Madje sot në grupin parlamentar kam kërkuar edhe komisionin për mbikëqyrjen në një program pune që ka ky institucion. Që dje ka qenë në një nga institucionet e paraburgimit, siç është rasti i 313 dhe duhet që çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave të trajtimit të paraburgosurve të trajtohet në kuadër të procesit që Shqipëria është në integrimin drejt Bashkimit Europian.”