AKTUALITET, 29 October 2026, 11:03

Korçë/ Aksident i rëndë, plagosen dy gra pranë Bankës Kombëtare, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Korçë/ Aksident i rëndë, plagosen dy gra pranë

Dy gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në qytetin e Korçës, në afërsi të Bankës Kombëtare.

Pas aksidentit, të dyja gratë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato dyshohet se kanë pësuar fraktura.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip BMW, i përfshirë në aksident, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar automjetin dhe po punon për lokalizimin e tij.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy grave të plagosura.