AKTUALITET, 29 July 2026, 16:41

Sherr fizik mes të rinjve në Durrës, njëri prej tyre përfundon në spital

Sherr fizik mes të rinjve në Durrës, njëri prej tyre

Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa një person i dhunuar përfundoi në spitalin rajonal.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave Shqiponja çoi në kapjen e autorit të dyshuar.

Sherri nisi në pikën postare në këtë zonë, ku dy djem janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka vijuar jashtë në rrugë duke degjeneruar në përdorimin e dhunës.