TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bulqizë, gjë e cila ka rrezikuar pyjet dhe disa banesa. Flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Pas disa orësh punë intensive, ata arritën të shuanin flakët dhe izolojnë vatrën e zjarrit, ndërsa monitorimi i situatës po vijon.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë në lidhje me këtë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.