AKTUALITET, 1 Shkurt 2019, 22:23

Shembet tuneli, Bashkia apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet!

Shembet tuneli, Bashkia apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet!

Tuneli i rrugës automobilistike në Njësinë Administrative Gjegjan Pukë është shembur pak minuta më parë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa Bashkia Pukë bën thirrje që të shmangen lëvizjet në rrugën pranë tunelit.

Pak çaste më par ka ndodhur një shembje masive nga pjesa shkëmbore sipër tunelit, ndërkoh që rreziku mbetet ende evident, pasi rrezikon të këtë dhe shembje të tjera.