TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, Senati i Universitetit të Tiranës është shprehur kundër VKM-ve për studentët, të datës 26 dhjetor 2018 , duke i shpallur të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht, me përjashtim të asaj të tarifës studentore.
Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje studentëve që të lirojnë ambientet e fakultetit të Juridikut, ndërsa janë shprehur se ata që duan të bëjnë mësim, nuk duhet të pengohen, e nga ana tjetër as studentët që kërkojnë të protestojnë apo vazhdojnë bojkotin nuk duhen penguar dhe se duhen respektuar.
Ndërkohë, më herët, Asambleja e Personelit Akademik të FSHS, ka dalë me disa vendime, pas përfundimit të afatit njëjavor që i kishin qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre të mëparshme, duke thënë se tashmë do të nisin grevën e pedagogëve.