TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori turk Recep Aktug, i njohur për rolin e tij në seriale si “Dashuri e ndaluar” apo edhe “Lugina e ujqërve”.
Mësohet se për një kohë të gjatë muzikanti dhe aktori merrte mjekim pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ditën e sotme, 66-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit, ku të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin edhe shumë kolegë të tij. Një prej tyre ishte edhe Kivanc Tatlıtuğ, i cili kishte luajtur me Aktug në serialin “Dashuri e ndaluar”.
E pyetur nga mediat turke, një prononcim ka dhënë edhe gruaja e tij Gul, e cila ka rrëfyer ndjesinë pas humbjes së bashkëshortit.
“Çfarë të them, jam shumë keq. Kam humbur shokun tim në 40 vjet, çfarë mund të them. Kishte kohë që po merrte trajtim. U tërhoq nga skena për më shumë se një vit,”-tha bashkëshortja e tij.
