AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 17:40

“Rroftë tërmeti”, Berisha denōncon Ramën dhe Veliajn për grābitjen e truallit të 41 pallateve në Tiranë

“Rroftë tërmeti”, Berisha denōncon Ramën dhe Veliajn

“Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po grābisin trojet e 41 pallateve në Kombinat”. Ky është denoncimi i publikuar pak më parë nga ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, në vend të rindërtimit të banesave në të njëjtën zonë, ata po i transferojnë banorët në Vaqarr. Berisha shton se, kjo bëhet me qëllim grābitjen e pronave në Kombinat për klientët e tyre.

“Rroftë tërmeti!

Edvin Hajduti dhe Lal Plehu grābin trojet e 41 pallateve te banoreve te vjeter te Kombinatit dhe i degtisin ata ne Vaqarr.

Ata shfytezojne demtimin e ndertesave te Kombinatit nga termeti dhe ne vend qe te shembin ndertesat e demtuara dhe ne trojet e tyre te ndertojne te rejat kane vendosur qe ndertesat e reja per te demtuarit nga termeti ti ndertojne disa kilometra pertej Kombinatit ne fshatin Vaqar dhe trojet e ndertesave te prishura, prone me ligj e banoreve te ketyre ndertesave te cilat kushtojne se paku tre fishi i tokes ne Vaqar, ti grabisin dhe ti zhvillojne me klientelen e tyre mafjoze te ndertimit.

Kjo eshte nje mega vjēdhje e paskrupullt e prones se qindra e qindra familjeve te 41 pallateve qe do prishen.

Ndaj me kete rast ju bej thirrje banoreve te Kombinatit te ngrihen ne prōtesta te fuqishme dhe te mbrojne me te gjitha mjetet e mosbindjes civile trojet e tyre te ligjeshme nga Edvin Hajduti dhe Lal Plehu.

Lexoni ketu me poshte denōncimin ne gazeten Standart te kesaj megavjēdhje te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut”.