TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me pasojë vdēkje ka ndodhur këtë mesditë në aksin Prrenjas-Pogradec. Dy automjete janë përplāsur në fshatin Urakë, ndërsa ka humbur jetën Nekie Raçe, 68 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plāgosur edhe një tjetër person.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.