TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduart Lamaj, i arrēstuar ditën e sotme si i dyshuar kryesor për vrāsjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, është person me precedent të mëparshëm penāl në fushën e trāfikut të drōgës.
Zyrtarisht, burime të policisë konfirmojnë për ABC News se emri i tij i mëparshëm ka qenë Leandro Simoni.
I riu nga Laçi është në kërkim edhe nga policia greke, si anëtar i një organizate krìminale në trāfikun e drōgës.
Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së tij në kryeqytet. Lamaj u arrēstua në momentin që po mjekonte plāgën që kishte marrë në këmbë si pasojë e shkëmbimit të zjārrit të ndodhur më 30 maj në zonën e Laçit.
Edhe pse i veshur me antiplūmb, ditën e ngjarjes, Lamaj kishte marrë një plāgë në këmbë, pas të shtënāve që Bujar Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Hasani, qëlloi ndaj autorëve para se të vrìtej nga breshëria e plūmbave të kallashnikovit.
Që prej mbrëmjes së 30 Majit të këtij viti, 30-vjeçari ishte strehuar në banesën e të motrës, për t’i shpëtuar edhe arrēstimit të policisë.
Prova më e fortë për grupin hetimor, është përgjigja e ADN-së të njollës së gjākut që Lamaj kishte lënë në hotelin ku ndodhi krìmi, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Para hetuesve ai pranoi autorësinë e ngjarjes, duke treguar edhe emrat e tre bashkëpunëtorëve të tjerë, të shpallur tashmë në kërkim. Por, alibia e dhënë prej tij është e pabesueshme për policinë.
Eduart Lamaj ka dëshmuar se nuk i njihte vìktimat, por se kishte shkuar në hotel për shkak se kishte kishte pasur konflìkt për çështje bōrxhi me pronarin e këtij biznesi, Ali Allamanin. Por ky i fundit, sipas burimeve ndodhet në būrg. Kamerat e sigurisë kanë zbūluar se i pari që ka hapur zjārr është Eduard Lamaj, i veshur me uniformë policie.