SPORT, 17 Gusht 2021, 13:31

Roma njofton zyrtarisht blerjen që do të zëvendësojë Edin Dzekon

Roma njofton zyrtarisht blerjen që do të zëvendësojë
Nuk ka më dyshime, Tammy Abraham është lojtari i ri i Romës. Sulmuesi i Chelsea ka firmosur kontratë pesë vjeçare me verdhekuqtë duke i dhënë fund këmbënguljes së madhe të Mourinhos për të afruar në skuadër sulmuesin anglez. Me afrimin e Lukakut te Chelsea, hapësirat për 23-vjeçarin ishin të pakta dhe blutë menduan ta shesin në një kampionat tjetër, pavarësisht interesimit të Arsenalit dhe disa klubeve të tjera angleze. Largimi i Dzekos drejt Interit futi Romën në lëvizje për të kërkuar një sulmues të shpejtë dhe goleador dhe Abraham ishte profili më i mirë i këtij lloji për skemën e Mourinhos. Sulmuesi ka firmosur për 5 vite dhe Roma do të derdhë në arkën e Chelsea plot 40 milionë euro. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e Romës me anë të një postimi në “Twitter”.