LIFESTYLE, 2 Mars 2020, 10:50

VIDEO/ Dajana Shabani rrëfen episodin më të vështirë për ish-burrin: E lashë se më tradhtoi

VIDEO/ Dajana Shabani rrëfen episodin më të vështirë


Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë. Dajana tregoi se ndarja ndodhi si pasojë e tradhtisë në çift. Ishte ish-bashkëshorti i saj që e tradhtoi, dhe moderatorja theksoi që nuk e fali.

E ftuar në “Kojshia Show” Dajana Shabani ka rrëfyer se ishte ajo që mori vendimin e ndarjes. Moderatori i emisionit e pyeti nëse e ka zënë mat duke tradhtuar, dhe moderatorja foli dhe për femrën që ‘i mori’ ish-burrin, duke thënë se ishte e mirë…

Biseda:

Moderatori: E ndame prej burrit?

Dajana Shabani: “Jo e ndame, e lashë. Më tradhtoi dhe nuk e kam thënë në asnjë studio televizive, më tradhtoi dhe unë nuk i fal tradhtitë, e lashë. Nuk e fal fare. Me tha që ty të mendova kur të tradhtova, dhe i thashë sa të tradhtoj dhe unë duke të mënduar ty, më mirë po të le.”

Moderatori: Domethëne e paske zënë me penj përdore…

Dajana Shabani: Po në një farë mënyre…Ishte e mirë dhe unë e falenderoj që po kujdeset…

Moderatorja rreth një vit më parë mori vendimin për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, por asnjëherë nuk e tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes.

Që nga ajo kohë, ajo është përfolur gjerësisht në mediat rozë, për lidhjen e saj me boksierin kosovar, Kamer Maloku.

Çifti e shprehën hapur dashurinë ndaj njëri-tjetrit, madje postuan foto dhe dedikime në rrjete sociale.

Por gjatë emisionit “Kojshia Show”, Dajana Shabani pohoi se është një nënë single dhe preferoi të mos fliste për jetën private.