AKTUALITET, 7 Janar 2019, 13:27

Rikthimi i protestës/ Thirrja “Bojkot” pushton universitetet

Të gjitha shkollat e larta të Tiranës sot kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të vitit të ri. Në disa prej fakulteteve kryesore u varën banderola të mëdha ku shkruhej “Bojkot” ndërsa godina e rektoratit në shëshin nënë tereza u mbulua thuajse e tëra nga një parrullë gjigande. Që në ora 08 30 të mëngjesit studentët protestues bllokuan dyer e fakulteteve në mënyrë që asnjëri të mos hynte në mësim. Studentët më aktivë në protestë tek inxhinjeri e ndërtimit kanë deklaruar për mediat se kjo ishte një masë e marrë ndaj kërcënimeve dhe telefonatave që ta dhe prindrit e tyre kanë pasur për të ndërprerë manifestimin përpara kryeministrisë. Kjo ka pak gjasë të jetë e vërtetë sepse bllokimi ka ndodhur në shumë vende dhe duket që ai nuk ka qenë një reagim i çastit por një strategji e menduar më parë.

Ky episod është përdorur edhe nga Edi Rama për ti dhënë peshë më të madhe propagandistike në komunikimin e tij publik:  “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore” shkroi menjëherë pas transmetimit të pamjeve të para filmike kryeministri. Mediat pranë tij kanë filluar ti bëjnë jehonë fakteve se disa studentë tek Universiteti Bujqësor i janë rikthyer mësimit po ashtu si edhe disa të tjerë në Elbasan.

Megjithatë në ditën e parë të rikthimit në shkollë në 7 janar duket se pjesa më e madhe e studentëve i janë bashkuar thirrjeve të organizuara për bojkot dhe numri i atyre që nuk janë paraqitur në auditorë është disa fish më i lartë se ai i atyre që kanë vendosur të marshojnë drejt kryeministrisë dhe të protestojnë para saj.

Ndërkohë lëvizja “Për Universitetin” ka theksuar me një parrullë gjigante para kryeministrisë thelbin e kërkesave për Edi Ramën që po mbajnë gjallë protestën:

Ul tarifat e masterit!

Vota studentore 50%!

Dyfisho buxhetin!

Jo para për privatët!

ANULO LIGJIN!

L’image contient peut-être : une personne ou plus, foule, plein air et texte

Ndërsa studentë të tjerë me sa duket të mirë organizuar kanë mbuluar sot godinat me thirrjet për bojkot.

L’image contient peut-être : une personne ou plus

Fakulteti i Shkencave Sociale bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00

L’image contient peut-être : 7 personnes, personnes debout, personnes qui marchent, foule et plein air

Fakulteti i Shkencave të Natyrës bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00

FOTO/ Pankarta gjigante e studentëve dhe mesazhi i saj

Banderola e varur tek rektorati: “Sot vendosim ne”

Skandali/ Kush po i kërcënon studentët me telefonata anonime, denoncimi i studentes....

Filologjiku

Inxhinjeria