TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për hapjen e garës për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK. Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale.
Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve tha për BalkanWeb se mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda 1 muaji.
“Emërimi i prokurorëve për prokurorin e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qenë anëtar i SPAK.
Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen edhe me postë”- u shpreh kreu i KLP.
Në rendin e ditës janë edhe kërkesat e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda, si dhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK.