TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet për grupin e Moisi Habilajt dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për 9 anëtarët e grupit Habilaj.
Sa i takon ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për bashkëpunim me Habilajt, prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet.
Prokuroria mësohet se ka nisur dy letër porosi të reja për Saimir Tahirin në Mal të zi dhe në Itali.
Të gjitha gjasat janë që hetimet të mos mbyllen brenda afatit që është caktuar, data 19 Janar.
Mësohet se dy ditë më parë prokurori Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt Italisë për të bërë verifikime./Fax web