Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale, një video e cila tregon sipas tij punën për rikthimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna vijuese për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.
Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta në drejtim të kreut të qeverisë.
Një qytetar shkruan se njerëzit po vriten çdo ditë në aksidente. “ z.Rama pajisi gjitha rrugêt kryesore me sinjalistiken e duhur dhe ndriçim n zonat e banuara se po vriten per dit aksidente”.
Më tej, një tjetër shkruan “Z. Rama bej dhe dicka per marinzen se po helmoen njerzit nga nafta duke pat pasuri ne vendin e tyre hai ti ngopu se ka zot lart”
Gjithashtu një tjetër qytetar pyet Ramën “Po rrugen e elbasanit kur do e mbarosh ?”.
Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ke 20 vjet në bashki e në qeveri dhe akoma nuk di për gjëndjen në shqipëri”.
Ja disa nga komentet e qytetarëve: