SPORT, 18 Korrik 2021, 13:00

Rekordi i Ronaldos me Maradonën zgjat vetëm një vit, fotoja e Messit me Kupën e Amerikës thyen çdo rekord në Instagram

Rekordi i Ronaldos me Maradonën zgjat vetëm një vit, fotoja e

Lionel Messi ia del më në fund të përmbushë misionin e tij për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren argjentinase. U deshën plot 5 finale të luajtura dhe më në fund Argjentina ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0, duke bërë që flamuri i bardhë e blu të ngjitet lart në “Maracana”-në legjendare. Në vazhdën e atij suksesi më 10 korrik, Messi postoi në Instagram një foto në dhomën e zhveshjes së bashku me trofeun e fituar: “Një çmenduri! Kjo është e pabesueshme! Faleminderit, Zot! Ne jemi kampionet!”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Postimi i Messit është bërë fotografia më e pëlqyer e platformës, duke tejkaluar homazhin e Cristiano Ronaldos për Diego Maradona-n pas vdekjes së tij në 25 nëntor 2020.Fotoja e Messit tashmë ka shkuar mbi 20 milionë pëlqime.Është gjithashtu postimi i gjashtë më i pëlqyer në historinë e rrjeteve sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)