SPORT, 17 Korrik 2021, 13:37

Zyrtare: Një kampion bote dhuratë për Piolin, firmos Olivier Giroud

Zyrtare: Një kampion bote dhuratë për Piolin, firmos Olivier


Olivier Giroud është zyrtarisht i Milanit. Sulmuesi i Francës zbarkoi dje Milano për të kryer vizitat paraprake mjekësore dhe kryer procedurat e nevojshme dhe sot vjen konfirmimi zyrtar.

Milani bën me dije se ka firmosur me sulmuesin ditën e sotme, pa dhënë informacion për jetagjatësinë e kontratës, teksa në medie është folur për 2 sezone me pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Chelsea do të marrë fillimisht 1 milionë euro në dorë dhe 1 të tjera në varësi të paraqitjeve të sulmuesit. Giroud do mbajë fanellën me numrin 9.

https://twitter.com/acmilan/status/1416345489704988675?s=20