AKTUALITET, 15 July 2026, 14:00

Reagimi/ Amnistia penale, Gogu: Përqafime që flasin më shumë se fjalët! Pas çdo fotografie, një mundësi e dytë dhe përgjegjësia e një kapitulli të ri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka ndarë një reagim në rrjetet sociale për zbatimin e amnistisë penale që sot u dhuroi lirinë 553 të dënuarve në të gjithë Shqipërinë.

Krah disa fotove të postuara në rrjetet sociale ku ish të burgosurit përqafohen me familjarët, Gogu thotë se vjen edhe një mundësi e dytë dhe përgjegjësia e një kapitulli të ri. Ai e venedos theksin te humanizmi dhe shteti i së drejtës, shanset e dyta dhe mbrojtja e sigurisë së shoqërisë.

“Nga sot, amnistia është realitet.

Ka përqafime që flasin më shumë se fjalët.

Pas çdo fotografie është një histori, një familje që pret dhe një mundësi e dytë që sjell me vete edhe përgjegjësinë për të nisur një kapitull të ri.

Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku. Ky është kuptimi më i thellë i ligjit: t'i japë një shans të ri kujt e meriton, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe sigurinë e shoqërisë”, shkruan Gogu.