TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Verder Bremeni ka mundur me rezultatin 0-1 Dyseldorfin në transfertë, një ndeshje e vlefshme për javën e 18-të, të Bundesligës.
Ekipi ku aktivizohet dhe lojtari i Kosovës, Milot Rashica, golin e vetëm të takimit e shënoi në minutën e 67-të, me anë të Moisander.
Ishte pikërisht Milot Rashica, ai që dha asistin për golin e trepikëshit të ekipit të tij.
Pas një krosimi perfekt, Moisander ishte ai që nga afër i dha fitoren Verder Bremenit në një transfertë jo të thjeshtë.
Rashica këtë sezon në 15 ndeshje ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në të gjitha kompeticionet.