TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thoshte se Shqipëria është vend burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
Në emër të PD, Enkelejd Alibeaj tha se raporti thekson se korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe se korrupsioni ushqen një ambient ku trafikantët e drogës mund të lëvizin pa u ndëshkuar.
“Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për shkak të korrupsionit të shfrenuar. Raporti thekson se Shqipëria evidentohet si bazë për aktivitetin e organizatave kriminale.
Edi Rama dhe qeveria e tij kriminale ia arritën ta klasifikojnë Shqipërinë si vend prodhues dhe eksportues për marijuanën dhe ta kthejë në një vend tranzit për transportin e kokainës dhe heroinës”, deklaroi ai.
Sipas PD, ‘narkoshteti i instaluar është realiteti i hidhur që i ofrohet shqiptarëve’ dhe zgjidhja shihet tek shembja e pushtetit.
“Është domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme shembja e këtij pushteti.
Edi Rama është vetëm me një grusht trafikantësh dhe oligarkësh. Shqiptarët janë ngritur më këmbë për të mos e lejuar Edi Ramën për ta shndërruar vendin zyrtarisht në një narkoshtet. Shqipëria meriton të jetë si gjithë Europa”, tha Alibeaj.