AKTUALITET, 29 Mars 2019, 13:11

Basha, tryezë për lirinë e medias/Flasin gazetarët Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Enton Abilekaj

Basha, tryezë për lirinë e medias/Flasin gazetarët Armand

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një tryezë të përbashkët, drejtuesë mediash dhe gazetarë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se mediat nuk kanë raportuar korrupsionin dhe drogën duke mos bërë investigimet e duhura, për shkak se janë të kapura.

Basha theksoi se duhet një ndryshim themelor edhe tek media dhe lufta kundër kontrollit qeveritar.

Gazetarët Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku kërkuan që PD të luftojë fenomenin e “kasetave të gatshme”.  Ndërsa gazetari Ylli i, u shpreh se pushteti i ka kapur mediat edhe në të shkuarën, duke cituar si rast flagrant prezencën e pronarëve të televizioneve në paradhomën e kryeministrit Berisha. Ai tha se PD bën mirë që kërkon ndjesë për këtë praktikë, por se ekziston rreziku që ajo të përsëritet kur Basha të vij në pushtet.

Gazetari Armand Shkullaku ka thënë se në Shqipëri mediat tradicionale nuk guxojnë të bezdisin kryebashkiakun Erion Veliaj, e jo më t’a kritikojnë.

Shkullaku kërkoi nga Basha që PD të ofrojë një tjetër model duke lejuar që gazetarët të marrin pjesë në takimet e zhvilluara nga PD dhe të mbulojnë aktivitetet e PD, duke risjellë rolin e reporterit.

YLLI RAKIPI - VIDEO

ARMAND SHKULLAKU - VIDEO

ENTON ABILEKAJ VIDEO: