AKTUALITET, 29 Mars 2019, 13:53

Panik gjatë ndeshjes së golfit, krokodili hyn papritur në fushën e lojës/ VIDEO

Panik gjatë ndeshjes së golfit, krokodili hyn papritur në

Një ndeshje golfi është ndërprerë për disa minuta, pas një krokodil i madh ka hyrë krejt papritur në fushën e lojës, duke terrorizuar sportistët.

Ngjarja ka ndodhur në një fushë golfi në Georgia të Amerikës, kur sportistët ishin duke luajtur në një “gropë” afër liqenit.

Krejt papritur një aligator i madh është shfaqur pas disa shkurreve, duke përshkruar tërë fushën e lojës.

Sportistët fillimisht u trembën nga ajo që panë, por më pas nisën të filmojnë përbindëshin, që u bë zot i fushës për disa minuta.

Më pas, kafsha e frikshme u largua pa ngacmuar askënd drejt liqenit që ndodhej pranë fushës së golfit.