TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Dytë të Inovacionit, theksoi se po përgatitet një Program Kombëtar për Inteligjencën Artificiale, i cili do të jetë i hapur për individët dhe i detyrueshëm për administratën publike.
“Programi kombëtar për aftësimin në teknologjinë e inteligjencës artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike.”, tha kryeministri. Rama tha se Shqipëria do të investojë gjithashtu në një strukturë publike “cloud”, në një kapacitet kombëtar kompjuterik dhe në një katalog kombëtar të të dhënave të hapura. Sipas tij, po shqyrtohet edhe mundësia e ngritjes së qendrave të të dhënave.
“Është domosdoshmëri që ne tanimë të ngremë një strukturë publike “cloud-i’’ dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurtë qoftë për sipërmarrjen, qoftë për botën akademike.
Një katalog kombëtar të të dhënave të hapura me standarde ndërveprueshmërie është i domosdoshëm që shërbimet dhe platformat të ndërtohen gjithmonë e më shpejt, por edhe gjithmonë e më të saktë dhe ndërkohë kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data center-ave, por duhet ta them qysh në fillim që është shumë më komplekse kjo temë sesa ç’duket në pamje të parë.”, shtoi ai.
Ai u ndal edhe tek, sipas tij, hendeku i madh krahasuar me sektorin publik. Rama tha se vetëm 24% e bizneseve tregtojnë online dhe rreth 9% përdorin Inteligjencën Artificiale. Për këtë arsye, ai tha se qeveria planifikon pilotime mes institucioneve publike dhe kompanive private në turizëm, bujqësi, shëndetësi dhe financë. “Kemi në plan të bëjmë disa pilotime midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private në sektorin e turizmit, të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të financës, në mënyrë që të nxisim inovacionin dhe të nxisim rritjen e përdorimit të teknologjisë në këta sektor kyç.”, shtoi ai.
Rama bëri të ditur edhe se qeveria po punon për një sistem të prokurimit publik 360 gradë me Inteligjencë Artificiale dhe për rikonceptimin e platformës e-Albania në versionin “e-Albania 2.0”.
“Në ndërkohë që jemi duke punuar intensivisht për të ndërtuar të parin sistem 360 gradë të prokurimit publik me inteligjencë artificiale dhe për të ri dizajnuar e-Albania-n dhe për të hyrë në gjeneratën e dytë të saj, e-Albania 2.0, me standarde të reja shërbimi dhe me një aksesueshmëri shumë më të lehtë.
Të gjitha këto janë pjesë e një për procesi që vazhdon në mënyrë të përditshme. Diella tanimë është konsoliduar dhe ne po punojmë për të shtrirë modulin me fëmijët e Diellës edhe në zona të tjera të administrimit publik.
Në mbyllje dua të theksoj diçka për të gjithë sektorin. Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive dhe këtu unë nuk kam parasysh thjesht çfarë u shfaq në publik, por kam parasysh edhe diçka tjetër, standardet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes.”, shtoi Rama.