TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore duke nisur nga dita e sotme, në shenjë proteste ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që u ndalon avokatëve përdorimin e telefonave celularë brenda ambienteve gjyqësore.
Sipas vendimit zyrtar të Dhomës së Avokatisë, bojkoti do të vijojë pa afat deri në pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase dhe rishikimin e saj në tërësi nga ana e trupës drejtuese të GJKKO-së.
I vetmi përjashtim nga ky bllokim i përgjithshëm do të bëhet vetëm për seancat që lidhen me vlerësimin e masave të sigurisë, ndërsa të gjitha proceset e tjera do të pezullohen.