TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë, në Bulqizë, trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri.
Trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për autopsi.
40-vjeçari ra në një furnel (pus) dhe u mbulua nga materiali i kromit një ditë më parë. Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën minatori.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtunë, ndërsa dyshohet se 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë së minierës dhe më pas është zënë poshtë nga një masiv minerali.
Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, në zonë kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, të cilat prej mesditës së së shtunës po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të tjera.
Miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarje.