AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 18:07

Ndryshoi krejtësisht pamjen, por nuk u shpëtoi vrāsësve/ Ja si dukej së fundmi Hekuran Billa

Hekuran Billa kishte ndryshuar krejtësisht pamjen e tij të jashtme, që prej ngjarjes së rëndë të vitit 2006 në Angli, ku mbeti i vrārë Prel Marku dhe u plāgosën tre të tjerë.

Billa kishte humbur vitet e fundit mjaft kilogram, duke ndryshuar gjithashtu edhe stilin e jetesës, ndërkohë që në Angli mbi të rëndonin akūza të rënda.

Pas daljes nga būrgu ai ishte angazhuar në disa biznese me ortakë të tjerë duke vijuar jetën normalisht, ndërkohë që vrāsësit prisnin një moment dobësie për ta eliminuar.

[caption id="attachment_418491" align="alignnone" width="539"] Një nga fotot aktuale të Hekuran Billës[/caption]

Ky moment ishte dje dhe Hekuran Billa, i njohur në Angli edhe me emrin Herland Bilali, nuk mundi t’u shpëtojë 11 plūmbave që shpuan trupin e tij duke i marrë jetën në vend.

Qitësi duket se ishte mjaft profesionist, ndërsa armā e përdorur, një automatik MP5 nuk të jep asnjë shans nëse është në duar të mirë stërvitura.

Pas ekzēkutimit të tij, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur edhe makinën në periferi të Tiranës, bashkë me armēn e përdorur brenda.