TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri u shpreh se Winston Churchill, ka bërë disa komente të cilat në ditët e sotme janë "të papranueshme", por se ai mbetet një hero kombëtar që e shpëtoi vendin nga "fashizmi dhe tirania e rācizmit".
Protestusit kishin shkruar me bojë të zezë fjalën "rācist" mbi statujën e Churchill. Kryeministri Johnson tha gjithashtu, se ne nuk mund të "ndryshojmë apo çensurojmë të shkuarën tonë". Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, kanë marrë masa të rrepta përpara zhvillimit të një tjetër proteste të "Black Lives Matter" në kryeqytetin britanik, Londër. Disa statuja janë mbyllur me materiale të forta, për të evituar shkatërrimin e tyre. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, u shpreh se mes statujave të mbuluara, do të jetë edhe ajo e Nelson Mandelas. Kujtojmë se një javë më parë, protestuesit hodhën në një lum në Bristol, statujën e Edward Colston, një tregëtar skllēvërish. Demostrata të shumta janë organizuar në mbarë botën, pas vrāsjes së Geroge Floyd në SHBA, çka ka rikthyer protestat e "Black Lives Matter". /TPZ.al/