TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqata e Transportit Publik paralajmëron se do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Protesta do të nisë në orën 11:00, ku punonjësit do të kërkojnë pagën dhe hapjen e transportit publik.
“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me një javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.
Kujtojmë se transporti publik ishte njoftuar të hapej këtë të hënë, më 15 qershor, por u shty për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
https://www.facebook.com/shoqataetransportit/photos/a.325490594841996/504587920265595/?type=3