TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke folur për Maturën Shtetërore, shkruan se kur të paaftët e të papërgjegjshmit drejtojnë, shkatërrohet e ardhmja e brezit të ri.
Kërpaçi thotë se, hartuesit e tezës së letërsisë në Maturën Shtetërore janë aq të pafytyrë, sa pranojnë se qëllimisht kanë bërë ato teza.
Postimi i Floida Kërpaçit:
Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë!
Janë aq të pafytyrë sa pranojnë se me ligësi qëllimisht kanë zgjedhur ato pyetje!
Qëllimi dihet, të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve që të largohen sa më parë nga vendi ynë!
Matura Shtetërore, një eksperiment i përvitshëm me të ardhmen e të rinjve dhe sakrificën e tyre që duhet të marrë fund!
Kjo është arsyeja pse rinia largohet në emigrim,
kjo është arsyeja pse sot nuk ka zhvillim,
kjo është arsyeja pse sot mbizotërojnë
ANTIVLERAT!
Për këtë padrejtësi që u është bërë maturantëve, duhet të vendoset drejtësi dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi!