TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë i janë bashkuar qëndresës disaditore të studentëve në Tiranë.
Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të hyjë sot në mësim, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë një lëvizje si ajo e viteve 90-të.
Në thirrjet e tyre studentët dëgjohen të thonë në kor: Ministrja na shkatërroi!, duke iu referuar këtu Lindita Nikollës.
Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:
Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
Përgjysmimi i tarifës së studimit.
Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet në bord.
Ndërkohë që në Tiranë studentët nga fakultetet e ndryshme kanë nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit, ku protesta pritet të nisë rreth orës 10-të.
Në sqarimin e saj të djeshëm Lindita Nikolla kërkoi që t’ia linte fajin Universiteteve për atë që vetë studentët e kanë cilësuar si vjedhje.