AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 08:45

DETAJE/ Studentët sot sërish në protestë

DETAJE/ Studentët sot sërish në protestë

Studentët do të vërshojnë sërish sot në Tiranë, në kuadër të protestës së tyre, ku kërkojnë: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Marshimi nga të gjitha fakultetet do të nisë në orën 9:30, për t’u grumbulluar në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit

Studentëve të Tiranës do t’u bashkohen ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që do të mblidhen në Spitallë në orën 8:30-9:00.

Oraret e takimit në fakultete do të jenë më herët, si më poshtë:

8:30 tek Mjekësia Tiranë

8:30 tek Shkencat e Natyrës

8:30 tek Inxhinieria Ndërtimit

8:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)

9:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek Politekniku.

Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmarrë konkretisht, për të anuluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të mbartura.