AKTUALITET, 10 November 2026, 10:49

Operacioni/ Me armë dhe kokainë me vete, lëvizte “i qetë”, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari me precedentë kriminalë

Operacioni/ Me armë dhe kokainë me vete, lëvizte “i

Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar në Kamëz, pasi lëvizte i armatosur në afërsi të liqenit të Çekrezës. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Policia sqaron se në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti” u vu në pranga shtetasi Z.Bami.

Sipas Policisë, uniformat blu kishin marrë informacion se në zonën pranë liqenit të Çekrezës lëvizte një person i armatosur, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Blutë e kryeqytetit thone se gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me mulli me municion, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Njoftimi i policise: 

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”.

Vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal, i cili lëvizte i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës.

Nga kontrolli fizik u konstatua se posedonte dhe sasi Kokaine.

Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë me mulli), municioni i saj dhe lënda narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të veprave penale, administruan informacion se në afërsi të liqenit të Çekrezës, lëvizte një shtetas i armatosur.

Efektivët organizuan menjëherë punën, ku në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 42 vjeç, të dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë me mulli) me municion, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.