TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se po grabit tokat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Në një reagim në rrjetet sociale, pas aksionit të IKMT në Velipojë, Basha shkruan se në ditët më të vështira për shqiptarët, Rama përdor dhūnën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Ai i cilëson këto akte si grahmat e fundit të një kufome politike.
“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhūnën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.
Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.
Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”, shkruan Basha.
