TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se, teza e maturës Shtetërore nga një testim njohurish është kthyer në eksperiment me qëllime të liga.
Sipas Kërpaçit, sot maturantët janë vendosur përballë tezash provimi që nuk bazohen aspak në programin e studimit të gjimnazistëve, si dhe afati kohor ishte i pamjaftueshëm.
Reagimi i ish-deputetes:
Teza e Maturës Shtetërore kthyer nga një testim njohurish në eksperiment me qëllime të liga!
Maturantët në të gjithë vendin janë përballur sot me eksperimentin e rradhës të Ministreshës që përveçse ka përcaktuar një orar të pamjaftueshëm për realizimin e provimit, por edhe i ka vendosur nxënësit përballë tezash provimi që nuk bazohen aspak në programin e studimit të gjimnazistëve!
Pse akoma nuk bëhet transparent për gjimnazistët çelësi i zgjidhjes së provimit të anglishtes që është bërë që me datë 8 edhe i Letërsisë që u zhvillua sot ?!
Pse i lini maturantët në ankth e pamundësi për të verifikuar përgjigjet e dhëna?!
Çfarë përfitoni?
Kjo paaftësi po dëmton një brez gjimnazistësh! Kjo paaftësi po i largon të rinjtë nga Shqipëria!
#NgriZërin