BOTA, 21 August 2026, 18:36

Presidenti i Iranit: Duhet t’i japim fund luftës me SHBA, ne treguam një pozicion force kundër Uashingtonit

Presidenti i Iranit: Duhet t’i japim fund luftës me SHBA, ne treguam

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se është koha për t’i dhënë fund luftës me SHBA, duke pretenduar se Teherani tregoi një pozicion force kundër Uashingtonit.

“Është më mirë të përfundojë lufta tani, ndërsa jemi në një pozicion force dhe dinjiteti, e gjithë bota njeh fitoren tonë dhe thekson se Shtetet e Bashkuara sulmuan shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tonë në shkelje të të gjitha rregullave dhe janë të urryera në të gjithë botën“, tha ai.

Deklaratat erdhën pasi Ministria e Jashtme iraniane akuzoi SHBA- në për “ terrorizëm ekonomik” dhe “krime kundër njerëzimit ”, pasi Uashingtoni njoftoi sanksione më të ashpra ekonomike që synonin rritjen e presionit mbi Teheranin.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, u zotua dje se Uashingtoni do të arrijë rrëzimin e regjimit iranian me fushatën e sanksioneve të shpallur pothuajse gjashtë muaj pas fillimit të luftës.