AKTUALITET, 14 Mars 2020, 10:32

Porosia e mjekut epidemiolog: Të ndalohet përhapja e virusit, ndryshe mjekët do zgjedhin kush do jetojë

Porosia e mjekut epidemiolog: Të ndalohet përhapja e virusit, ndryshe


Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, thotë se “popullata duhet të kuptojë se më shumë sesa sëmundja, më i frikshëm është fakti që mund të sëmuremi të gjithë në një periudhë kohe të shkurtër”.

“Një virus që qarkullon në popullatë, pa i krijuar këto barriera që kemi vendosur këto ditë, e vështirëson situatën shumë”, tha Cenko, i cili pati një mesazh edhe për të gjithë ata që e “neglizhojnë” virusin e ri.

“Nëse ne do të sëmuremi me shumicë, një numër i madh i personave të moshës së tretë do të prekeshin, ata do të paraqiteshin në spitale dhe dyndja do të bënte që mjekët të zgjidhnin se kush do të mjekohej dhe kush jo.

Do të mbusheshin korridoret e spitaleve. Që kjo të mos ndodhë, ata që e marrin me të lehtë, nuk duhet ta marrin me të lehtë”, tha mjeku i ftuar në studion e A2.