AKTUALITET, 14 Mars 2020, 10:06

“Shohim vetëm majën e ajsbergut’, mjeku infeksionist flet sa mund të zgjasë koronavirusi: Në rastin më të mirë, 4 muaj

“Shohim vetëm majën e ajsbergut’, mjeku infeksionist flet


“Ne tani po shohim vetëm majën e ajsbergut”. Kështu thotë mjeku u njohur Pëllumb Pipero, teksa flet për pandeminë e koronavirusit, që prej ditësh po mban në ankth edhe vendin tonë, me 33 të prekur dhe 1 viktimë deri më sot.

Në një intervistë në "Euronews", mjeku i njohur Pëllumb Pipero, tha se kjo pandemi i ngjan një ajsbergu dhe në rastin më të mirë, mbyllet në 4 muaj.

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara.

Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve.

Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj dhe askush nuk duhet të nxitojë të thotë do mbyllet për kaq apo për aq kohë”, deklaroi mjeku Infeksionist.

Ndër të tjera, mjeku theksoi se përhapja e këtij virusi vjen ngadalë, ndërsa shpërthimi i menjëhershëm, ndërsa bëri me dije se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim.

“Studimi që më erdhi nga Italia, tregon se kjo epidemi ka fillimisht një kurbë të ngadaltë dhe duket se ka një ritëm të ngadaltë por më pas ka një shpërthim të menjëhershëm në 2-3 javë”- tha ai.