AKTUALITET, 14 Mars 2020, 08:45

“Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane”, Uashingtoni thërret ambasadorin kinez

“Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane”,


Uashingtoni thirri sot ambasadorin kinez në SHBA, pas deklaratave të një zyrtari kinez për një teori konspirative në lidhje me COVID-19.

“Përhapja e teorive komplotiste është e rrezikshme dhe qesharake”, deklaroi një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

“Ne duam të paralajmërojmë qeverinë kineze se nuk do ta tolerojmë këtë, për të mirën e popullit kinez dhe botës”, vazhdoi ai.

Sipas kësaj teorie, është ushtria amerikane ajo që mund ta ketë futur koronavirusin e ri në Wuhan, vendi i nisjes së epidemisë.