BALLKAN, 20 August 2026, 16:33

Policia e Kosovës aksion në veri, sekuestrohet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka zhvilluar së fundmi disa operacione në veri të vendit, gjatë të cilave ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi.

Përpara konferencës së jashtëzakonshme për mediat, Policia ka publikuar pamje nga aksionet, ku shfaqen armë, municione dhe uniforma të sekuestruara gjatë operacioneve.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me operacionet, rrethanat e tyre dhe materialet e gjetura.