TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Pas takimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se takimi ishte zhvilluar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit. Ai bëri të ditur se palët kanë diskutuar mbi kriteret dhe parimet që duhet të ketë presidenti i ri, por refuzoi të fliste për emra konkretë.
“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Edhe një herë po e theksoj, kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi dhe çfarë figurash me cilat vlera kontribuese dhe merita. Në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq dhe, me gjithë respektin për secilin dhe secilën prej jush, nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh se palët janë dakorduar që në takimet e ardhshme të vijnë me emra konkretë për postin e presidentit.
“U dakorduam të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme, por që në fund të ketë një emër, sepse president nuk mund të ketë disa. Meqë po flitet për emra, atëherë duhet të ketë konsultime të brendshme, jo vendime, sepse vendimi duhet të merret pasi të ketë dakordim politik”, tha Abdixhiku.