BOTA, 3 October 2026, 18:01

Piloti kamikaz, simpati për terrorin/ I riu që tentoi të rrëzonte avionin, postonte video të liderit të al-Kaedës

Piloti kamikaz, simpati për terrorin/ I riu që tentoi të

Hetimet për ngjarjen tronditëse të kësaj jave, ku një pilot shtetas i Omanit tentoi të vriste dhe bashkëpilotit tjetër të fluturimit, një shtetas indian, dhe të rrëzonte avionin me mbi 170 pasagjerë që po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, kanë zbuluar detaje tronditëse të asaj që konsiderohet neglizhencë e komponentëve kryesorë të sigurisë.

Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar se hetimet e deritanishme tregojnë se piloti agresor, i identifikuar si Hammam Al Hamami, tentoi të kryente një sulm terrorist me tentativë për të vrarë kolegun e tij indian me një sëpatë dore dhe për të rrëzuar avionin me mbi 170 pasagjerë.

Por e gjitha kjo nuk është pjesa më tronditëse e historisë. Mediat në Lindjen e Mesme shkruajnë se piloti Hamam al-Hamami, shtetas i Omanit, ishte përzënë nga një pozicion që lidhej me operacionet e fluturimeve të kompanisë Oman Air për shkak të pikëpamjeve të tij ekstremiste me al-Kaedën. Al-Hammami kishte punuar në Oman Air për rreth shtatë vjet, ndërsa më vonë kishte kaluar për një periudhë të shkurtër në Royal Air Maroc, përpara se të punësohej në Flydubai. Sipas një zyrtari izraelit, ai kishte punuar në Flydubai vetëm për rreth tetë muaj.