TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e studentëve në të gjithë vendin, ka marrë mbështetje masive në rrjetet sociale, ndërkohë që dhe shumë qytetarë janë solidarizuar.
“Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar në faqen e saj në Facebook mesazhin e një punonjësi të policisë, i cili përgëzon studentët dhe bën thirrje që këtë protestë mos ta politizojnë.
Postimi i plotë:
Solidaritet nga një punonjës policie:
“Bravo ju qoftë për protestën! Ju mbështes dhe unë si njeri i thjeshtë, si ish-student që kam harxhuar milionat në universitet shtetëror e gjë s’kam nxjerrë në vijë.
Zemra mal kur ju shihja në portale. Aman diçka s’më ka pëlqyer dhe bëni një shkrim në faqen tuaj për gjithë ata që po mundohen ta politizojnë protestën, mos të postojnë më se e kanë degjeneruar fare të gjithë krahët politikë pa përjashtim.
Edhe 1 herë ju përshëndes dhe me shpirt e zemër me të drejtën! Dhe nëqoftëse e postoni, anonim ju lutem për shkak se e kuptoni vetë nga fotoja.”
Ky është një mesazh solidariteti që na vjen në faqe nga një punonjës policie. Ishin të shumtë policët që na mbështesnin sot nën zë prej frikës së shefave. Edhe policia është me studentët. Të gjithë janë me studentët!
Edhe pse e kemi thënë shumë herë, po e themi prapë për hir të zotërisë që na ka shkruar: LARG PARTITË NGA PROTESTA E STUDENTËVE!
Bashkohuni me studentët!