TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri kanadez, Mark Carney siguroi në një konferencë ndërkombëtare investitorësh në Toronto se vendi i tij do të mbetet “partneri më i madh” i Shteteve të Bashkuara në shumë fusha, pavarësisht përshkallëzimit aktual të luftës tregtare midis dy vendeve.
"Më lejoni t’u them këtë miqve tanë amerikanë: ne do të jemi gjithmonë fqinjët tuaj dhe Kanadaja do të mbetet partneri më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në shumë fusha kyçe“, tha kryeministri kanadez. Ai shtoi se Kanadaja do të jetë një partnere edhe më e mirë, e gatshme të përparojë interesat tona ekonomike dhe sigurinë e përbashkët kur të rifillojnë bisedimet me Uashingtonin, gjë që do të garantojë, siç tha ai, respekt për traditat dhe sovranitetin kombëtar të secilit vend.
“Në fund të fundit, edhe në kohë mosmarrëveshjesh, gjatë gjithë historisë sonë të gjatë dhe të përbashkët, ne gjithmonë kemi ruajtur një marrëdhënie të ngushtë”, shtoi Carney. Mosmarrëveshja tregtare midis dy fqinjëve arriti në një nivel të paparë pasi Kanadaja përfundoi negociatat me Shtëpinë e Bardhë më 21 gusht, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqej të impononte një marrëveshje tregtare “të padrejtë”.
Kanadaja iu përgjigj tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara në fund të gushtit duke vendosur tarifat e veta për një gamë produktesh amerikane. Më herët sot, Uashingtoni u hakmor duke rritur tarifat për produktet kanadeze në 50% dhe planifikon të ndalojë importet e disa prej tyre nga 29 shtatori.