BOTA, 15 September 2026, 10:24

Dyshohet se vinte nga Bjellorusia/ Avionët e NATO-s rrëzojnë një dron që hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë

Një dron që kishte shkelur gjatë natës hapësirën ajrore të Lituanisë është rrëzuar nga avionë luftarakë të NATO-s.

Autoritetet thanë se droni mund të ketë hyrë në Lituaninë jugore, pranë qytetit të dytë më të madh të Kaunasit, nga Bjellorusia fqinje pak pas mesnatës të së martës.

"Një dron që sapo hyri në hapësirën ajrore lituaneze u shkatërrua nga avionët luftarakë të NATO-s", tha Presidenti lituanez Gitanas Nauswda në X.

Origjina e dronit ende nuk është përcaktuar, tha një zëdhënës. Ndërkohë Moska nuk ka komentuar për incidentin.

Lituania ndan një pjesë të madhe të kufirit të saj jugor dhe lindor me Bjellorusinë, një aleat kyç i Rusisë.

Sulmet ushtarake me dronë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në të gjithë Evropën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Avionët luftarakë të NATO-s janë ngritur disa herë në ajër për të rrëzuar dronë që kanë kaluar në vendet baltike, Estoni dhe Letoni, këtë vit.