TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Kanadaja do të blejë raketa interceptuese PAC-3 për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe do të ofrojë raketa AIM-9 dhe AIM-120 për Ukrainën.
Sipas Zelensky-t, Kanadaja do të kontribuojë gjithashtu në blerjen e pajisjeve të nevojshme nga vende të tjera. Ai theksoi se mbrojtja e hapësirës ajrore të Ukrainës është një përparësi kryesore.
“Kryeministri i Kanadasë njoftoi blerjen e raketave PAC-3 për sistemet Patriot, pra raketa kundërbalistike, në vlerën e 350 milionë dollarëve kanadezë, rreth 270 milionë dollarë amerikanë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se gjatë bisedimeve me kryeministrin kanadez Mark Carney u diskutua edhe për raketat AIM-9 dhe AIM-120.
Sipas Zelensky-t, këto raketa përdoren nga Ukraina edhe për mbrojtjen ajrore përmes sistemeve NASAMS, të cilat mbrojnë objektiva të ndryshëm, përfshirë infrastrukturën energjetike.
Deklaratat e presidentit ukrainas u raportuan nga agjencia ukrainase Ukrinform.