BALLKAN, 27 Korrik 2020, 22:48

Përçahen partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ASH dhe Alternativa marshim kundër BDI-së: Ka vjedhur zgjedhjet

Përçahen partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut,


Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë zhvilluar sot një marshim protestë në Shkup kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas organizatorëve, marshimi i tyre është bërë kundër BDI-së, pasi e akuzojnë partinë e Ali Ahmetit për vjedhje të votave.

Sipas mediave vendase, grupi i qytetarëve filloi marshimi nga parku i Çairit, duke vijuar drejt Qeverisë, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe zyrës së BE-së. Protestuesit kanë përcjellë mesazhet për “demokraci”, “stop vjedhjes së votave” si dhe thirrje të tjera.

Nga ky koalicion thonë se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë rinumërimin e votave. Ata hedhin dyshime kryesisht për rregullshmërinë e votimeve në Kërçovë, Pllasnicë dhe Dollnen, dhe dërguan ankesa edhe në KSHZ